Shqipëri- Në një intervistë për “Wake up” mëngjesin e sotëm (e hënë, 1 shkurt), Drejtori i Përgjithshëm i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, Dr. Skënder Brataj, u shpreh se koronavirusi në vend nuk është bërë më i transmetueshëm, pasi situata vazhdon po njësoj.
“Përhapja e infeksionit nuk ka ndryshuar, të themi është ulur apo është ngritur, por nuk ka ndryshuar, ndërsa pasojat e sëmundjes, për fatin e mirë, [kanë ndryshuar],” tha ai. Ju kujtohet në fillim, një numër i vogël të infektuarish përkthehej në një numër të madh të sëmurësh, sidomos të sëmurësh kritikë. Sot është më ndryshe.”
Në përditësimin e fundit të situatës së Covid, Ministria e Shëndetësisë u shpreh se janë kryer 3,144 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 876 qytetarë.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve (31 janar):
Tiranë – 16,807
Fier – 2,326
Durrës – 1,623
Shkodër – 1,447
Elbasan – 1,383
Vlorë – 1,347
Lezhë – 1,046
Korçë – 936
Berat – 891
Gjirokastër – 605
Dibër – 433
Kukës – 479