Drejtoresha e ISHP-së Silva Bino, në deklaratë për mediat nga Komiteti i Ekspertëve anti-Covid, u shpreh se vaksina ndaj koronavirusit ka 95 përqind siguri dhe se efektet e mbrojtjes nisin dy javë pas dozës së parë.
Mira Rakacolli: Vaksinat do të përdoren sipas një strategjie të përcaktuar. Fillimisht, ata do të jenë për stafin në vijën e parë. Shqipëria është shumë e siguruar për të patur vaksinat, si e gjithë bota.
Silva Bino: vaksina ka 95 përqind siguri, për dozën e dytë masat duhet të zbatohen, derisa gjithçka të jetë nën kontroll. Dy javë pas dozës së parë, krijohet mbrojtja.