Tiranë– Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha përmes një deklarate zyrtare bën me dije se provimet e semestrit të parë do të zhvillohen online.
Në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve sot, zv. ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli u shpreh se po punohet me ministren e Arsimit për të vlerësuar mundësinë e dhënies së provimeve në auditore, në përgjigje të kërkesës së studentëve.
Sakaq, në letrën e rektorit thuhet se: “Provimet të cilat nuk mund të zhvillohen online për shkak të specifikës së lëndës, me kërkesë të titullarit të lëndës dhe me miratim të përgjegjësit të njësisë bazë, do të zhvillohen në auditor vetëm pas marrjes së miratimit përfundimtar nga Komiteti i Ekspertëve. Në rast se Komiteti nuk miraton kërkesat e zhvillimit të provimeve për këto lëndë në auditor, titullarët e tyre të shohin mundësitë alternative të përmbylljes së procesit të provimeve në këtë semestër.
Në pamundësi të realizimit të këtyre provimeve brenda këtij semestri si dhe për ata studentë që kanë mundësi të pjesëmarrjes në këtë semestër do të përcaktohet një periudhë e mëvonshme e zhvillimit të tyre brenda muajit qershor”.