Fier- Personi në foto është Shkëlzen Kastrati, babai i katër fëmijëve adoleshentë që u ekzekutua përmes një atentati mafioz paraditen e sotme në rrethrrotullimin e Sheqit në Fier.
42-vjeçar nuk rezulton të ketë precedentë penale të mëparshëm dhe ishte pronar i një biznesi të vogël në Fier, ndërsa ndryshe nga ai, i vëllai, Kelmend Kastrati është i dyshuar nga policia për disa ngjarje të rënda në qytet.