Fushatat e vaksinimit kundër Covid-19 janë duke u zhvilluar në shumë vende të botës, duke ofruar dritën e parë të shpresës se jeta mund të kthehet në normalitet.
Britania e Madhe ishte vendi i parë që filloi vaksinimin e qytetarëve të saj me një vaksinë plotësisht të verifikuar dhe të autorizuar të Covid-19, dhe është ndër vendet me numrin më të lartë të personave të vaksinuar për frymë.
Por sa kohë Britania e Madhe – dhe ndoshta pjesa tjetër e botës – duhet të presin që të kthehen në një formë të normalitetit? Kjo nuk do të ndodhë shumë shpejt.
Ekspertët e shëndetit publik kanë rënë dakord se është joreale të vini bast nëse vaksina është një shkop magjik për t’i dhënë fund pandemisë; ata kanë deklaruar se masat kundër koronavirusit, të tilla si maska dhe distancimi social, ka të ngjarë të jenë pjesë e jetës tonë edhe për disa muaj të tjerë të paktën.
Ndërsa vaksina do të jetë e disponueshme për popullatën e gjerë, shkalla e vaksinimit pritet të bjerë, pasi një pjesë e popullatës nuk do të jetë në gjendje të vaksinohet (fëmijë dhe gratë që janë shtatzënë ose ushqejnë me gji, për shembull) – ndërsa një pjesë tjetër thjesht nuk do të dojë të vaksinohet.
Vaksinat mund të mos sigurojnë imunitet të tufës, por ato ndihmojnë në uljen e transmetimit, pasi zvogëlojnë rrezikun e shfaqjes së simptomave dhe sëmundjeve të rënda dhe rastet simptomatike kanë rreth tre herë më shumë gjasa të transmetojnë infeksionin, tha ai.
Sipas një studimi të zhvilluar nga John Roberts, në fillim të këtij muaji, pritet që deri në fund të marsit, vdekjet në MB mund të ulen me gati 90% dhe nga mesi i marsit, shtrimet në spital mund te ulen me gati 60%.
Modeli i Roberts gjithashtu mbështetet në supozimin se vaksina është 70% efektive në parandalimin e infeksioneve dhe 100% efektive në parandalimin e sëmundjeve të rënda që do të çonin në shtrime në spital dhe viktima.
Disa ekspertë thonë se është e paqartë nëse vaksinat ofrojnë mbrojtje të plotë kundër sëmundjeve të rënda dhe parandalojnë vdekjen, duke argumentuar se provat klinike kanë vlerësuar efikasitetin kundër shfaqjes së simptomave, por që të dhënat ishin më të kufizuara për sëmundjen e rëndë.