Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë daljen e lumit Ishëm nga shtrati që prej mbrëmjes së kaluar. Rreth 5000 hektarë tokë bujqësore janë në ujë kryesisht në fshatrat Murqinë, Derven, Luz, Bilaj dhe Mallkuç.
Aktualisht 50 banesa në fshatrat e përmbytur janë të rrethuara nga uji duke izoluar banorët atje.
Edhe pse ka pasur reshje të dendura të shiut, niveli i ujit nuk ka pësuar rritje krahasuar me një ditë më parë duke mos pasur përkeqësim të mëtejshme të situatës.