Vlorë- Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka mbyllur pjesërisht një shkollë jo publike në Vlorë, pas shpërthimit të rasteve me koronavirus në këtë institucion. Bëhet me dije se në këtë shkollë rezultojnë të prekur me Covid-19 pesë mësues.
Në shkollën “Fan Noli” janë mbyllur klasat 5,6,7,8 dhe 9. Nxënësit e këtyre klasave do të vijojnë mësimin online.
Sakaq, mësuesit që japin mësim në këto klasa do të qëndrojnë në karantinë për një periudhë 14 ditore.