TIRANË– Një tjetër shqiptar ka hyrë në listën e më të kërkuarve nga Intepoli në Europë. Bëhet fjalë për shtetasin nga Kosova, 42-vjeçarin Nesat Bego.
42-vjeçari Bego akuzohet se abuzuar seksualisht një fëmijë nën moshën 11-vjeçare në Luksemburg dhe është dënuar në mungesë nga Gjykata Penale në Luksemburg me 5 vjet burg. Dyshohet se ai është arratisur nga Luksemburgu tashmë dhe ndodhet në një shtet tjetër.
“Nesad Bego flet frëngjisht dhe shqip. Konsiderohet shumë e mundshme që i arratisuri të jetë larguar nga Luksemburgu,”-shkruan Interpoli për të.