Pavarësisht se në një pjesë të mirë të vendeve të botës ka nisur vaksinimi kundër Covid-19, Europa ka ndërmarrë sërish masa të reja kufizuese. Britania e Madhe, e rrezikuar edhe nga mutacioni i Afrikës së Jugut, po zgjeron testimet, për më shumë kur ka pasur edhe raste të udhëtimeve të pajustifikueshme.
Personave mbi 16-vjeç në 8 rajone rreth Anglisë u është kërkuar të qëndrojnë në shtëpi dhe të testohen pavarësisht nëse kanë simptoma apo jo.
Nga ana tjetër, edhe BE-ja ka forcuar masat. Në udhëzimet e reja, thuhet se do të lejohet të hyjnë në Europë vetëm ata që do të vijnë nga vende me numër të ulët të rasteve me koronavirus.
Gjermania ndërkohë ka ende maskën e detyrueshme dhe kërkon një test negativ PCR për të lejuar lëvizjet. Portugalia gjithashtu po përballet me një numër të lartë të infektuarish ka kufizuar kalimet tokësore në kufi me fqinjin e saj Spanjën.
Në Francë, kufijtë janë të hapura vetëm për vendet europiane, por është e detyrueshme të paraqitesh me një test negativ PCR për të kaluar kufirin.
Burimi: BBC & The Guardian