Këtë vit kompania SpaceX do të dërgojë katër civilë në hapësirë. Ky do të jetë “misioni i parë komercial në hapësirë”.
Anija kozmike e kompanisë do të komandohet nga biznesmeni, Jared Isaacman.
Biznesmeni miliarder amerikan do të dhurojë tre vende në kapsulën SpaceX Dragon për qytetarë të tjerë. Ai tha se ka për qëllim të përdorë udhëtimin privat për të mbledhur 200 milionë dollarë për St. Jude Children’s Research Hospital. Ky institucion shëndetësor trajton kancerin dhe sëmundjet pediatrike.
Space X njoftoi se ekuipazhi do të niset në orbitën e Tokës diku në tremujorin e katërt të këtij viti nga Qendra Hapësinore Kennedy e NASA-s në Florida.