Kryeministri Edi Rama u shpreh në konferencën për mediat edhe për koncesionin e aeroportit “Nënë Tereza” në Tiranë, që e ka marrë një shqiptar.
Rama shtoi se biletat do të jenë 25 për qind më të lira krahasuar me më parë, kur aeroporti ishte në duart e kinezëve.
“Sa i përket aeroportit, jam i lumtur që kaloi nga duart e kinezëve në duart e shqiptarëve. Tashmë çmimet janë normale, sepse çmimet ishin të kripura. Kam marrë shumë kritika, por nuk kishte faj qeveria, por kinezi. Jam shumë ii lumtur që aeroporti më në fund do kthehet në kantjer investimesh të reja, që nuk janë bërë nga kinezët, pista e re, terminali i ri.
Është aeroporti me çmimin më katastrofik në Europë. Do ulen të gjitha. Edhe ata që kundërshtojnë, do kenë udhëtime 25 për qind më të lira. Dëgjoj se tani që po vijnë zgjedhjet po i bënkemi, jo, ne kemi punuar përditë me mish e shpirt. Investimet në aeroport do fillojnë menjëherë. Sapo e mori një shqiptar, që nuk e mori nga qeveria e Shqipërisë, por e mori nga kinezët, ia dha paratë e fillojnë xhakajdurët e flasin, ndërsa kontrata është e qartë dhe transparente”, tha Rama.