Gjykata e Beratit ka dënuar me 6-vjet e 8 muaj burg 48-vjeçari Sokol Kapinova,i akuzuar për “marrëdhenie seksuale me të mitur,e mbetur në tentativë”. Akuza në ngarkim të 48-vjeçarit Kapinova provohet nga aktet e ekspertimit si dhe nga provat shkencore dhe ato me dëshmitarë. Mësohet se gjatë të gjitha seancave gjyqësore ku i pandehuri ka qenë i pranishëm, ai e ka mohuar akuzën dhe nuk ka shprehur pendesë.
Trupi i gjykues e kanē shpallur Kapinovën fajtor dhe e kanë dënuar përfundimisht me 6 vite e 9-muaj burgim, të cilat do ti kryejë në burgjet e sigurisë së zakonshme.