Policia e Fierit ka pezulluar nga detyra tre punonjës të Komisariatit të Lushnjes, pasi kanë lejuar komunikimin e 36-vjeçarit Sajmir Meçani, që dhunoi dhe përdhunoi gjyshen e tij 89-vjeçare, me qytetarë dhe gazetarë, pasi ai ka dalë nga gjykata, ku është njohur me masën e sigurisë.
Drejtori i Policisë së Fierit ka pezulluar menjëherë nga detyra punonjësit T. K., F. G. dhe G. Ç., për shkelje të rëndë, pasi kanë lejuar komunikimin e 36-vjeçarit në kundërshtim me procedurat standarde të punës.