Kryedemokrati Lulzim Basha ka caktuar drejtuesit politikë të Partisë Demokratike në Qarkun e Tiranës. Që do të drejtojnë fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 prillit në Tiranë.
Mes tyre ishte edhe ish-deputeti Flamur Noka, që do të drejtojë fushatën në Kamëz, Paskuqan, Vorë.
Noka ka qenë drejtues politik në Qarkun e Kukësit, ndërsa në zgjedhjet e 25 prillit fushatën elektorale në këtë qark do ta drejtojë demokrati Flamur Hoxha. Ky i fundit ka qenë kandidat për deputet i PD edhe në zgjedhjet parlamentare etë vitit 2017.