Tiranë- Ky do të jetë slogani i Partisë Socialiste në Zgjedhjet e 25 prillit.
“S’ka kohë për pushim”, është motoja e socialistëve në zgjedhjet për të fituar mandatin e tretë.
Në spotin e publikuar për fushatën e PS është përqendruar tek pandemia dhe vaksinat kundër COVID-19. Gjithashtu edhe procesi i rindërtimit, si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit zë një vend të rëndësishëm.
Ngjyra është e njëjtë me atë të prezantuar në vitin 2013, ngjyra simbolike tashmë e PS.