Filmi artistik nga Kosova, ‘Zgjoi’ me regji të Blerta Bashollit ka fituar tri çmimet kryesore të Sundance Film Festival.
Qendra Kinematografike e Kosovës (QKK) njofton se ky film ka fituar çmimet: Filmi më i mirë, Regjisorja më e mirë dhe çmimin e vlefshëm të publikut të festivalit më të madh të filmit të pavarur në Shtetet e Bashkuara.
Filmi “Zgjoi”
Filmi “Zgjoi” është i frymëzuar nga historia e vërtetë e Fahrije Hotit nga Krusha e Madhe, e cila në kërkim të burrit të saj të humbur gjatë luftës në Kosovë, fillon një biznes bujqësor për t’a siguruar mbijetësën e familjes. Ajo e fillon këtë angazhim duke u përballur me një ambient tradicionalisht patriarkal ku ambicia për t’u zhvilluar nuk shihet me sy të mirë.
Askush dhe asgjë nuk e ndaloi Fahrijen në misionin e saj. E pikërisht kjo gjë e intrigoi Bashollin që të realizojë një film të bazuar në jetën e saj. Në rolin e Fahrijes luan aktorja, Yllka Gashi.