• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Hetimi për ekzekutimin në Fier/ Ende asnjë i dyshuar për autor, çfarë piste po ndjek policia

03/02/2021
in Aktualitet
0
FOTO/ Ky është Shkëlzen Kastrati, 40- vjeçari që u vra sot në Fier, babai i 4 fëmijëve

Kur kanë kaluar tashmë dy ditë nga ekzekutimi i Shkëlzen Kastratit në Sheq të Fierit, Policia nuk ka mundur që të identifikojë asnjë person të dyshuar për ngjarjen, ndërkohë që atentati dyshohet të jetë bërë nga vrasës me pagesë.

Grupi hetimor që po punon për zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë, ngre dyshime që autorët mund të kenë qenë tre persona, që fillimisht e kanë ndjekur me makinë, e kanë ekzekutuar dhe më pas kanë djegur mjetin e përdorur në atentat.

Sipas burimeve dy prej autorëve të dyshuar kanë qenë në automjetin nga ku u qëllua 42-vjeçari, ndërsa një tjetër person ka qëndruar në pritje ku ata kanë djegur makinën pas vrasjes, për t’i larguar nga vendi i ngjarjes.

Nga ana tjetër, duke qenë se viktima nuk rezulton person me precedent të mëparshëm penal, hetuesit dyshojnë se kjo vrasje ka ndodhur për hakmarrje, por për llogari të të vëllait, madje disa dyshime janë që atë edhe mund ta kenë ngatërruar me vëllanë e vet. Po ashtu, nga këqyrja e bërë mbi trupin e 42- vjeçarit Shkëlzen Kastrati, janë konstatuar 14 plagë plumbash.

Ai që i shkaktoi vdekjen e menjëhershme, është plumbi që e preku në kokë, ndërsa plumbat e tjerë janë shpërndarë nëpër makinë për shkak të trysnisë që dyshohet të ketë pasur autori, por edhe se mjetet kanë qenë në ecje.

Sipas një dinamike të ndërtuar nga Policia, dyshohet se mjeti nga ku u qëllua në drejtim të Kastratit ka qenë pas viktimës, duke e ndjekur atë sapo ka dalë nga shtëpia. Vetëm në rotondon e Sheqit ku rrugët ngushtohen dhe qarkullimi rëndohet për shkak të rrethrrotullimit, autorët e kanë parë të arsyeshme të ndërhynin.

Pasi kanë qëlluar dhe janë siguruar që e kanë vrarë, ata kanë vijuar në drejtim të “Vijës së Ngjalës” për të dalë në nyjën lidhëse me autostradën. Më pas, ata kanë hyrë në zonën e “Bypass”-it dhe janë kthyer në mbikalimin e Baltëzës. Aty kanë djegur “Range Rover”-in dhe janë larguar më tej me automjet tjetër.

Duke studiuar mënyrën sesi vrasja është kryer, autorët janë treguar të kujdesshëm që të mos lënë pas gjurmë, duke bërë që me shumë gjasa, ky krim ti shtohet atyre që kanë mbetur në vite të pazbardhur.

Pasi kanë djegur automjetin autorët dyshohet se kanë hypur në një automjet tjetër që po i priste në autostradë.

Tags: asnjei dyshuarautoretfshati sheq i fieritvrasja e shkelzen kastratit
Previous Post

Shtetasi amerikan gjendet i pajetë në një dhomë hoteli në Pogradec

Next Post

Mbi 2.2 milionë viktima nga COVID-19 në mbarë botën

Related Posts

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

01/02/2023
Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

01/02/2023
Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

01/02/2023
Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

27/01/2023
U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

26/01/2023
Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

26/01/2023
Next Post
Mbi 2.2 milionë viktima nga COVID-19 në mbarë botën

Mbi 2.2 milionë viktima nga COVID-19 në mbarë botën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • “REUTERS” NXJERR ÇMIMIN, JA PËR SA DOLLARË DO TA BLEJË BE NJË DOZË VAKSINE KUNDËR COVID-19

    COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Disa detaje nga dasma madhështore e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kur do të rikthehen ditët me diell? Parashikimi i motit për javën

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ndryshon harta elektorale/ Tirana bëhet me 36 mandate, Dibra dhe Gjirokastra 1 më pak

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.