Studentët e Universitetit të Tiranës janë të detyruar të sigurojnë kushtet e nevojshme për tu testuar në shtëpi për semestrin e parë të vitit pasi provimet nuk do të zhvillohen në auditore për shkak të shifrave të larta të të infektuarve me Covid-19. Studentët janëshprehur se kanë dorëzuar një peticion me 10 mijë firma pranë Komitetit Teknik të Ekspertëve për hapjen e auditorëve.
Universiteti i Tiranës pas mbledhjes së rektoratit mori vendimin që ato të zhvillohen online. Ndërkohë një vendim i Komitetit të Ekspertëve për hapjen e auditorëve pritet të dalë këtë të premte.