Vlorë- Një automjet është përfshirë nga flakët në qytetin bregdetar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:25 të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Kushtrimi” ku është djegur një automjet i markës “Toyota”, në pronësi të shtetasit E. H., 32 vjeç.
Burime bëjnë me dije se automjeti është në pronësi të shtetasit Ermal Hoxha, i cili është punonjës në hipotekën e qytetit të Vlorës.
Njoftimi i policisë
Më datë 04.02.2021, rreth orës 03:25, në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur një automjet i markës “Toyota”, në pronësi të shtetasit E. H., 32 vjeç, banues në Vlorë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.