Kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës është konfirmuar pozitiv me koronavirus. Përveç kryebashkiakut Flamur Golemi pozitiv me Covid-19 janë konfirmuar edhe shefi i komisariatit të policisë vendore dhe një doganier.
Në qarkun e Gjirokastrës numri i përgjithshëm i të infektuarve me SarsCov2 ka shkuar në 128 persona. 24 orëve të fundit janë konfirmuar pozitiv 284 persona duke e çuar në 19,729 numrin e përgjithshëm të të infektuarve mes të cilëve 487 kanë humbur jetën.