Deputeti opozitar Kujtim Gjuzi tha se nuk do ta bëjë kurrë vaksinën kundër koronavirusit, pasi sipas disa shkencëtarëve nëse vaksinën e marrin personat mbi 60 vjeç. Atëherë ata rrezikojnë jetën.
Ai u shpreh se nuk do të bëjë eksperiment me trupin e tij, ndërsa tregoi se sa herë hyn në parlament e ka temperaturën 36.6 ose 36.7.
“Ju e dini që unë fizikisht jam shkëlqyer, jam shumë mirë, temperatura e matur sa herë që hyj në parlament është 36.6 ose 36.7. Nuk ka asnjë rast që të jetë më tepër. Jam më tepër imun. Personalisht nuk do ta bëj kurrë vaksinën për arsye dhe të disa shkencëtarëve me famë botërore që thonë nëse e merr atë ka një rrezik se unë jam mbi 60 vjeç.Personalisht nuk e bëj vaksinën, është një lëvizje shumë e madhe që më bën të kem dyshime dhe unë nuk bëj eksperiment me trupin tim”, tha Gjuzi