BRITANI– Ka rreth 4,000 variante të virusit që shkakton COVID-19 në të gjithë botën tani kështu që të gjithë prodhuesit e vaksinave duke përfshirë Pfizer Inc dhe AstraZeneca Plc po përpiqen të përmirësojnë vaksinat e tyre, tha ministri britanik, sipas The Guardian.
”Është shumë e vështirë që vaksina aktuale të mos jetë efektive në variantet qoftë Kent apo variante të tjera, veçanërisht kur bëhet fjalë për sëmundje të rënda dhe shtrim në spital. Të gjithë prodhuesit, Pfizer-Biontech, Moderna, Oxford-AstraZeneca dhe të tjerët po shikojnë se si mund të përmirësojnë vaksinën e tyre për t’u siguruar që ne jemi gati për çdo variant, ka rreth 4,000 variante në të gjithë botën e Covid tani.”- tha ai.
Britania është një nga vendet më të goditura nga pandemia e cila aktualisht është në valën e tretë të masave ku shkollat janë të mbyllura dhe lejohen vetëm aktivitetet kryesore si supermarketet, farmacitë dhe urgjencat. Por deri më tani ajo duket se e ka menaxhuar më së miri situatën e vaksinimit pasi raporton se ka vaksinuar gati 9 milion të popullsisë.