JANINË– Një avion ushtarak grek është rrëzuar në Janinë të Greqisë, ku edhe ka mbetur i vdekur 32-vjeçari shqiptar, Armand Ibrahimi. Avioni ushtarak është rrëzuar që të dielën, por mbetjet e tij janë zbuluar sot në orën 10:30.
Ekipet e shpëtimit gjetën trupin e pilotit 32-vjeçar në një distancë shumë të vogël nga vendi ku u rrëzua avioni. Nga kqyrja paraprake është vënë re se trupi i tij ka marrë dëmtime të rënda që i kanë kushtuar edhe jetën.
Pritet që në zonë të mbërrijë edhe helikopteri i ushtrisë greke për të marrë trupin, kjo pasi nuk mund të ndërhyjnë në rrugë tjetër për shkak të terrenit të vështirë.