Fier- Zbardhen të tjera detaje për vrasjen e ndodhur në Fier këtë të hënë, në ekzekutimin që iu bë Shkëlzen Kastratit në makinë.
Makina Range Rover që u gjet e djegur pas ngjarjes rezulton e vjedhur pak muaj më parë në Greqi dhe ishte me dtarga të rregullta greke.
Policia e Fierit ka sekuestruar në Kamëz një automjet tip Audi për të cilin dyshohet se autorët janë larguar pasi dogjën Range Roverin. Deri më tani janë shoqëruar 8 persona, mes të cilëve edhe pronari i makinës që u sekuestrua në Kamëz, ku ky i fundit ka treguar se makinën e ka shitur, duke treguar emrin e personit që e ka blerë.
Kontrollet për persona të dyshuar të dyshuar të përfshirë në ngjarje janë kryer në Durrës, Fier dhe në disa zona të Vlorës.