Egjipt- Arkeologët kanë zbuluar 16 mumje që i kanë gjuhët prej floriri, zbulime të cilat u gjetën gjatë ekspeditës që u mbajt në tempullin Taposirirs Magna në perëndim të Aleksandrisë.
Grupi i arkeologëve i drejtuar nga universiteti Santo Domingo nga Republika Domenikane, arritën tb zbulonin këto mumje në arkivolë të shtruar me papiruse, të cilat kishin në gjuhë fletë prej floriri.
Ata besojnë se ky ishte një ritual i veçantë për të siguruar që të vdekurit mund të flisnin me oborrin e perëndisë Osiris në jetën e përtejme.
Një gjetje tjetër e rëndësishme në këto gërmime ishte një maskë funerale për gratë edhe kjo prej floriri dhe tetë maska prej mermeri që datojnë nga epoka greke dhe ajo romake, të cilat shfaqin mjeshtëri të lartë në skulpturë dhe përshkrimin e tipareve të pronarëve të saj.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNN