TIRANË– Arben Fagu, ish-basketbollist i Partizani dhe i ekipit kombëtar, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm. Ai vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë, e cila për fat të keq i mori dhe jetën.
Ish-basketbollisti, i biri i Besim Fagut një nga themeluesit e klubit “Partizani”, nuk e tradhëtoi historinë e familjes së tij.
Pasi mbaroi Institutin e Lartë ILKF “Vojo Kushi”, Fagu iu dedikua basketbollit, duke lënë pas në karrierë të shkëlqyer. Në momentin që la aktivitetin, ai iu dedikua ‘trajnimit’ të lojtarëve, duke drejtuar ekipin e meshkujve të Partizanit.