TIRANË– Ditën e sotme u mbledh Komision i Posaçëm i Kuvendit të Shqipërisë për të diskutuar mbi Raportin e Dick Marty se në territorin shqiptar ka pasur veprimtari kriminale të UÇK-së. për informimin me gjetjet për raportin e “Dick Marty”.
Kryetari i komisionit, Ulsi Manja ka thënë se janë depozituar dy raporte sekrete nga SHISH dhe Ministria e Jashtme.
“Janë depozituar 2 dokumente sekrete nga SHISH dhe Ministria e Jashtme. Është dorëzuar dokumentacioni i kërkuar nga Ministria e Drejtësisë dhe ajo e Brendshme. Kanë dorëzuar dokumentacionin e kërkuar Prokuroria e Përgjithshme dhe Ministria e Jashtme”, tha Manja.
Debati politik lidhur me raportin e Dick Marty-t ka nisur kohë më parë, ku Rama ka pyetur ish-kryeministrin Sali Berisha dhe presidentin Ilir Meta, pse kanë votuar pro raportin që akuzonte krerët më të lartë të UÇK-së se kishin kryer krime lufte në Shqipëri. Më pas është akuzuar dhe kryedemokrati Basha në lidhje me angazhimin e tij në kohën e luftës si këshilltar ligjor në misionin e OKB-së, UMNIK, që u mor me faktimin e krimeve serbe në Mitrovicë.