Koronavirusi nuk kursen as moshat e reja. Një 28-vjeçare nga Korça ka humbur betejën me koroanvirusin. Lajmi bëhet i ditur nga burime për ‘BalkanWeb’.
Mësohet se ajo ishte e shtruar prej disa ditësh në spitalin ‘Shefqet Ndroqi, ndërsa pas përkeqësimit të situatës gruaja ishte intubuar dy ditë më parë. ‘BalkanWeb’ mëson se 28-vjeçarja ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme.
Viktima ishte nënë e 3 fëmijëve, ndërsa pak kohë më parë kishte sjellë në jetë një fëmijë. Sipas tij, mjekët ditën e djeshme kishin qenë optimistit për përmirësimin e gjendjes shëndetësore të gruas, por një komplikacion i mori asaj jetën.