ITALI– Krahas hetimeve për klanin mafioz ‘Ndrangheta’ kanë nisur dhe sekuestrimet për objektet e dyshuara që janë në pronësi të personave të implikuar. Kështu, 59 kompani, 45 mjete nga të cilat 29 makina, 77 llogari rrjedhëse, 24 karta krediti rimbushëse, 1 lingotë ari, 1 orë rolex dhe një skaf të tipit Invictus kanë përfunduar në sekuestron e policisë.
Autoritetet italiane kanë verifikuar 1800 llogari bankare ku janë xhiruar 250 milionë euro. Për të njëjtën çështje SPAK vendosi që të nisë hetimet. Dicka e tillë u konfirmua dhe nga takimi që drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Arben Kraja pati në Itali me kreu e antimafias Italiane Federico Cafiero de Raho. Hetuesve të SPAK do t’u vihen në dispozicion dosjet e plota ku përfshihen dhe shqiptarët.
Sipas marrëveshjes mes SPAK dhe antimafias italiane nuk ka nevojë për letërporosi për marrjen e dokumentacionit. Përgjimet shkaktuan zhurmë të madhe në vend si nga ana e opozitës dhe nga maxhoranca por të dy prokuroritë kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm ndërsa çështja tani ka marrë drejtim dhe me nisjen e hetimit kryesisht nga ana e SPAK.