Ndalohet nga Policia e Shtetit Besim Mici, përgjegjës i Illyrian Guard (Policia Private Shtetërore), i vendosur pranë Spitalit COVID2 (Shefqet Ndroqi).
Burime për Dosja.al bëjnë me dije se arrestimi i tij ka ndodhur mesditën e të dielës, pranë ambienteve të spitalit. Mici është përplasur me efektivë të Policisë së Shtetit që kanë shkuar për verifikime në ambientet e spitalit. Mici ka kundërshtuar hyrjen e policëve të Patrullës në spital dhe efektivët kanë bërë prangosjen e tij. Ai tashmë ndodhet i ndaluar në ambientet e komisariatit numër 1., të policisë në Tiranë.
Për ndalimin nuk ka ende një njoftim zyrtar nga Policia e Shtetit, ndërkohë që ky është një rast i paprecedentë, ku përplasja ndodh mes dy policive të Shtetit. Dy institucione në varësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme që nuk arrijnë të gjejnë bashkëpunimin mes tyre.
Marrë nga Dosja.al