SHBA-Prodhuesi britanik i ilaçeve AstraZeneca ka deklaruar se vaksina e saj e zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit, është më pak efektive ndaj mutacionit të Covid-19 në Afrikën e Jugut.
Sipas TheGuardian, studimi i zhvilluar nga Universiteti i Afrikës së Jugut i Witwatersrand dhe Universiteti i Oksfordit, në dy faza ka treguar se vaksina është më pak efektive ndaj mutacionit të Afrikës së Jugut.
“Në këtë provë të vogël të fazës I / II, të dhënat e hershme kanë treguar efikasitet të kufizuar kundër sëmundjes së lehtë kryesisht për shkak të variantit B.1.351 të Afrikës së Jugut,” tha një zëdhënës i AstraZeneca.
Dy ditë më parë kompania ka thënë se vaksina e saj kishe efektive ndaj virusit britanikë. Ndër variantet më shqetësues të Covid-19, sipas shkencëtarëve dhe ekspertëve të shëndetit publik janë variante britanike, afrikano-jugore dhe braziliane, të cilat duket se përhapen më shpejt se të tjerët.