Sot u shënuan 1124 raste të reja me koronavirus në të gjithë vendin nga tamponët dhe testet e shpejta që u bënë.
Mes 14 viktima sot ishte edhe i riu Qazim Berisha. 35-vjeçari i shtruar prej disa ditësh në spitalin COVID-2 nuk mundi që të fitonte betejën me sëmundjen që ka marrë miliona jetë në mbarë botën.
Abcnews.al mëson se i riu punonte në një lokal nate si muzikant, ku edhe dyshohet se u infektua me koronavirus.
Pas simptomave, gjendja e tij filloi që të agravohet akoma më shumë duke përfunduar në spital, por pa mundur që të dalë më i gjallë për fat të keq.
COVID-19 në muajt e fundit ka marrë edhe shumë të rinj, të cilët të pa ndërgjegjësuar vijojnë që të mbushin lokalet dhe restorantet pa ruajtur aspak distancën.
Por jo vetëm kaq, grumbull edhe në tubimet politike duke vendosur partinë mbi jetën dhe shëndetin e tyre. Ritmet me të cilat ka hyrë muaji shkurt janë të frikshme.