Franca dhe Gjermania dhe Anglia jane vendet më të goditura nga moti i keq. Walltrace shkruan se në Francë shirat e shumtë kanë bërë që lumenjtë të dalin nga shtrati dhe të dëmtojnë shumë toka dhe prodhime të banorëve, ndërsa Parisi është në të katërtën ditë radhazi që lumi Siene ka ulje dhe dalje nga shtrati .
Ndërkohë që Kryeministri i Francës, Jean Castex vizitoi ditën e djeshme qytetin e Marmande ku dhe u premtoi qytetarëve për ndihmë dhe solidaritet.
Në Gjermani situata është po njësoj me mot të keq dhe me temperatura që bien deri në minus. Sipas sinoptikanëve në Berlin kampi më i madh i të pastrehëve është evakuuar ditën e shtunë për shkak të një stuhie të madhe që po afrohet.
“Ne do t’i akomodojmë njerëzit tani, duke u kujdesur që ata të mos përzihen me njerëzit e tjerë për shkak të pandemisë së koronavirusit. Atje ata do të kalojnë fundjavën në një strehë të ngrohtë të mbrojtur, ”tha nënkryetari i bashkisë Berlin, Kevin Hönicke.
Ndërsa në Angli i gjithë vendi pothuajse është i mbuluar nga dëbora dhe qarkullimi i mjeteve është shumë i vështirë. Banorët në Angli janë këshilluar që të qëndrojnë brenda për shkak të temperaturave të ulta dhe për trashësinë e madhe të dëborës.