Indi- Tragjedia në Indi ka marrë përmasa më të mëdha. BBC bën me dije se si pasojë e shkëputjes së një akullnaje në Himalaja në Indinë veriore kanë humbur jetën 14 persona dhe 150 të tjerë raportohen të zhdukur.
Numri i viktimave është dyfishuar krahasuar me një ditë më parë dhe mendohet që në orët në vijim do të rritet sërish, pasi kërkimet për të zhdukurit vijojnë ende.
Tragjedia u shkaktua nga një akullnajë, e cila u përplas me digën e një hidrocentrali dhe shkaktoi përmbytje të mëdha.
Disa fshatra janë evakuuar pasi prurjet e nga diga e çarë ishin të mëdha. Deri tani mësohet se shumica e të zhdukurve janë punëtorë nga dy hidrocentrale në zonë, kërkimet për të cilët po vijojnë që nga dje.