Tiranë- Kryeminsitri Edi Rama së bashku me Ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliun kanë dalë ditën e sotme në një konferencë për shtyp në lidhje me rritjen e numrit të personave që janë infektuar me Covid.
“Kemi dyshime se në Shqipëri janë futur variantet e reja të Covid-19. Kemi marrë disa mostra, sigurisht nën ecurinë e ekspertëve, nën indicjen e tyre, bazuar në detaje të simptomave dhe i kemi dërguar në laboratorë të posaçëm. Po çojmë monstra në Berlin për të verifikuar dhe vërtetuar nëse këto dyshime tona do të rezultojnë të vërteta. Rritja ka edhe shkaqe të tjera që lidhen me moszbatimin e masave. Po presim përgjigjet e analizave, por dyshojmë se në vendin tonë kanë hyrë variantet e Covid-19.”