Vlorë- Një qytetar rreth të tridhjetave është gjetur pa shenja jete në breg të detit në Zvërnec.
Dyshimet janë që ai të jetë mbytur ndërsa trupi i pajetë është gjetur rreth orës 11:15, në afërsi të Petroliferës.
Viktima nuk është identifikuar ndërsa po punohet për zbardhjen e ngjarjes.
Vlorë/Informacion paraprak
Më datë 08.02.2021, në orën 11:15, në afërsi të Petroliferës, Vlorë, është gjetur i pajetë në breg të detit, dyshohet i mbytur, një shtetas i seksit mashkull, ende i paidentifikuar, rreth 30 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.