Ministria e Arsimit ka publikuar sot datat e provimeve të Maturës Shtetërore. Ndonëse që prej marsit të vitit të kaluar vendi ynë po përballet me pandeminë e koronavirusit, ku është dashur që mësimi të zhvillohet edhe në distancë në disa momente, tashmë procesi mësimor po mbahet nëpër shkolla (përveç universiteteve).
Në një vendim të publikuar nga Ministria e Arsimit, mësohet se provimi i parë, Gjuha e huaj, do të zhvillohet më 3 qershor, ndërsa ai i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë më 7 qershor.
Ndërkohë, Matematika në 11 qershor dhe provimet me zgjedhje më 15 qershor.