• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

“Zëri i Amerikës”/ Si u përkeqësua pandemia javën e fundit në Shqipëri

09/02/2021
in Aktualitet
0
“Zëri i Amerikës”/ Si u përkeqësua pandemia javën e fundit në Shqipëri

Në Shqipëri java e fundit (2 Shkurt – 8 Shkurt) shënoi një përkeqësim të situatës së Koronavirusit me një rritje të fortë të rasteve, të viktimave dhe të të shtruarve në spitale, përfshirë numrin më të lartë të atyre në gjendje kritike.

Të dhënat zyrtare të përpunuara nga Zëri i Amerikës, tregojnë se vdekjet u ngjitën në 79 persona që humbën jetën, 14.5% më shumë se një javë më parë (26 Janar – Shkurt) , ose niveli më i lartë që pas javës së tretë të muajit dhjetor. Dita me më shumë viktima ishte 5 Shkurti, kur u regjistruan 15 vdekje. Ndërsa në 24 orët e fundit u njoftuan për 12 të tjera: 5 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Kuçova, 2 qytetarë nga Kavaja, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Berati, dhe 1 qytetar nga Shkodra, të moshave 54 -76 vjeç.

Rastet e reja kapën një rekord javor me 7297 të prekur, ose një mesatare ditore prej 1042 të infektuarisht. Krahasuar me javën pararendëse bëhet fjalë për një rritje prej 18%. Shtimi i rasteve ka ecur paralelisht dhe me një numër më të lartë testimesh, 28.227 tamponë (+14.1%), ose një mesatare ditore prej 4032 testimesh. Megjithatë, gjatë javës së fundit pozitiviteti shënoi sërish një rritje, duke u ngjitur në kuotën e 25.8% nga 24.9%, gjë që dëshmon një përkeqësim të situatës. Pozitiviteti (raporti mes tamponëve dhe rasteve të konfirmuara) është tregues i transmetueshmërisë së virusit në komunitet.

Në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve rishtazi, ra nën kuotën e 1 mijë rasteve të regjistruara thuajse gjatë gjithë javës së fundit. Ministria e Shëndetësisë njoftoi për 953 raste të reja. Por kjo duket se i dedikohet vetëm uljes së testimeve, duke qenë se pozitiviteti ishte më i lartë se mesatarja javore, duke kapur nivelin e 27.3%.

Rastet e reja u konfirmuan në 44 bashki të vendit: 372 raste në Tiranë, 145 raste në Durrës, 83 raste në Vlorë, 48 raste në Elbasan dhe Sarandë, 33 raste në Gjirokastër, 29 raste në Fier, 22 raste në Korçë, 13 raste në Kukës, Berat, Mat, 12 raste në Kavajë, 9 raste në Shkodër, Tepelenë, 8 raste në Lushnje, Vorë, 7 raste në Peqin, 6 raste në Kurbin, Lezhë, Mirditë, Kolonjë, Gramsh, 5 raste në Kamëz, 4 raste në Librazhd, Pogradec, Bulqizë, Kuçovë, 3 raste në Mallakastër, Dibër, Skrapar, 2 raste në Krujë, Tropojë, Delvinë, Fushë-Arrëz, Malësi e Madhe, Cërrik, Libohovë, dhe 1 rast në Devoll, Has, Vau i Dejës, Belsh, Roskove, Klos, Poliçan.

Java e fundit shënoi po ashtu një shtim të ndjeshëm të personave të cilët u detyruan t’i nënshtrohen trajtimit në spitale. Ndërsa java pararendëse u mbyll me 365 të shtruar, të dhënat e ditës së sotme flasin për 449 pacientë. Po ashtu, dhe ata që janë në gjendje kritike janë më të shumtë, me 21 në terapi intensive dhe 15 të tjerë të intubuar, deri pasditen e të hënës.

Që nga fillimi i pandemisë Shqipëria regjistron 86.289 raste pozitive nga të cilat 32.689 janë ende aktive, ndërsa numri i viktimave është në total 1472 vdekje. /VOA

Tags: java e fundit ne shqiperipandemiaZeri i amerikes
Previous Post

I shpallur në kërkim për dy grabitje në Tiranë, arrestohet Kristi Çinari, ishte pajisur me kartë ID kosovare

Next Post

Kush i fiton zgjedhjet e 14 shkurtit? Sondazhi i fundit në Kosovë

Related Posts

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

01/02/2023
Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

01/02/2023
Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

01/02/2023
Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

27/01/2023
U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

26/01/2023
Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

26/01/2023
Next Post
Kush i fiton zgjedhjet e 14 shkurtit? Sondazhi i fundit në Kosovë

Kush i fiton zgjedhjet e 14 shkurtit? Sondazhi i fundit në Kosovë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • COVID-19

    E rëndë/ Humb jetën fëmija 7-vjeç, nuk mundi të fitojë betejën me koronavirusin

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • E pazakontë! Gruaja hyn lakuriq në studio dhe gjuan me tullë moderatoren, pamjet për të mos u humbur

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • E rëndë/ Përdhunohet për 9 orë 50-vjeçarja shqiptare në Athinë. Gratë greke në protestë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • KQZ tregon si do të bëhet identifikimi elektronik i zgjedhësve (VIDEO)

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Energjia e rinovueshme ul importin/ Ankand brenda marsit për parqet eolike, Balluku: Pas 15 vitesh do të përdoren nga shteti

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.