Tiranë- Ministrja e Infrastrukturës dhe dhe Energjisë ka njoftuar se ministrja Belinda Balluku është infektuar me COVID-19. Balluku është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është izoluar në shtëpi shkruhet në lajmërim.
Balluku ka kryer testin pasi ka shfaqur simptomat e para të virusit, ku rezultoi pozitive. Menjëherë është karantinuar dhe po ndjek kurimin.
Njoftimi i Ministrisë
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njofton se ministrja Belinda Balluku, rezultoi pozitiv pas testimit për COVID 19. Ministrja është në gjendje të mirë shëndetësore, paraqet simptoma të lehta dhe ka nisur karantinimin sipas protokollit përkatës. Përfitojmë nga rasti t’u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve, të respektojnë të gjitha masat dhe protokollet në fuqi, për parandalimin e përhapjes së pandemisë.