SHBA- SHBA duket se po alarmohet nga varianti i ri britanik B.1.1.7 mes të infektuarve nga COVID-19.
Në çdo pjesë të vendit është ngritur alarmi për dyfishim të shifrave të prekur nga Koronavirusi. Sipas mediave amerikane çdo 9 ditë të infektuarit me variantin britanik po dyfishohen, ku kryeson Florida me 187 raste aktual me variantin e ri të COVID-19.
Pavarësisht se shifrat janë të ulëta deri tani, varianti i ri B.1.1.7 është 35-40% më i transmetueshëm se sa viruset e tjera.