BRITANI- Autoritetet shëndetësore në Afrikën e Jugut njoftuan më 18 dhjetor se një variant i ri i Covid 19 ishte identifikuar dhe po bëhej shkak për përhapjen e një vale të dytë të infeksioneve në vend.
Varianti i quajtur B.1.351 mbart të njëjtat mutacione si varianti i parë, ndërkohë qeveria britanike më 23 dhjetor njoftoi se kishte zbuluar dy raste të llojit të Afrikës së Jugut në vend. Sipas mediave të huaja, më datë 8 shkurt në Mbretërinë e Bashkuar ishin identifikuar me variantin e ri të koronavirusit 147 raste.
Çfarë po bën qeveria?
Qeveria britanike nisur nga situata e krijuar në vend më 24 dhjetor kufizoi lëvizjet me Afrikën e Jugut. Qyetarët e Mbretërisë së Bashkuar dhe shtetasit Irlandezë u përjashtuan nga ky ndalim por u kërkua të vetë-izoloheshin për 10 ditë në shtëpi. Atyre iu lejua që të përdorin transportin publik për të udhëtuar nga aeroporti në shtëpinë e tyre ose vendin e karantinës.
Ndërkohë, disa vende të tjera të botës përfshirë dhe SHBA-në kanë ndaluar gjithashtu hyrjen qytetarëve që kanë qenë në Afrikën e Jugut kohët e fundit, ndërsa disa vende të tjera si Australia do të mbajnë kufizime të lëvizjes me Afrikën e Jugut për një kohë të gjatë.
“Lista e kuqe” e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar ku nuk lejohet hyrja është rritur në mbi 30 duke përfshirë dhe Amerikën e Jugut (ku është identifikuar një tjetër lloj koronavirusi).
Përsëri, ekziston një përjashtim për shtetasit britanikë dhe irlandezë, por duke nisur nga 15 shkurti këto persona do të duhet të bëjnë karantinë 10 ditore. Ravi Gupta, profesor i mikrobiologjisë në Universitetin e Kembrixhit, beson se ndalimi i të gjithë personave që që vijnë në MB do të ishte një zgjidhje e mirë.
“Problemi me listat e kuqe është që ne zakonisht kemi vendet e gabuara, njerëzit e infektuar vijnë nga rrugë të tjera dhe listat dekurajojnë vendet që përpiqen të gjejnë variante të reja,” tha ai.
Kryeministri Boris Johnson teksa është pyetur për një izolim total të mërkurën e javës së kaluar ka thënë: Nuk është praktike të mbyllësh plotësisht këtë vend.
Ndërkohë siç raporton BBC, shqetësuese është situata se në listën e kuqe nuk është SHBA -ja dhe Franca, vende në të cilat janë identifikaur raste të reja me variantin e ri të Covid-19.
Çfarë tha Sage?
Sage është grupi shkencor këshillues, i cili ndihmon në informimin e vendimeve të qeverisë. Më 22 dhjetor ai ngriti shqetësime “teorike” në lidhje me variantin e Afrikës së Jugut .
Më 7 janar , Sage tha se rastet e variantit të ri të Afrikës së Jugut vazhduan të gjenden pavarësisht nga vendosja e kufizimeve të udhëtimit dy javë më parë. Në Britani ky grup kishte njoftuar se kishte dy raste të mundshme të cilat dyshohej se kishin lidhje me udhëtimet.
Ndjekja e rasteve
Sekretari i shëndetësisë Matt Hancock tha në Andreë Marr Shoë më 24 Janar se kishte 77 raste të njohura të variantit të Afrikës së Jugut në MB dhe ata kishin qenë nën “vëzhgim shumë të afërt”. Mediat shkruajnë se testimi normal nuk identifikon se cilën variant të virusit ka një pacient.
Kjo do të thotë se ky variant mund të jetë përhapur në kohën kur është identifikuar. Kjo gjithashtu do të thotë se mund të ketë më shumë raste në vend që nuk janë zbuluar. Një studim në Afrikën e Jugut ka sugjeruar që vaksina Oxford-AstraZeneca ofronte “mbrojtje minimale” ndaj rasteve të lehta, por megjithatë qeveria e Afrikës së Jugut ka pezulluar përdorimin e kësaj vaksine.