Kansas, SHBA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA, ku një 13- vjeçare u tërhoq mzvarrë me makinë derisa gjeti vdekjen. Ditën e sotme është identifikuar 34- vjeçari, autori i ngjarjes së rëndë.
Sipas mediave amerikane, autori është identifikuar si Kevin Palmer, 34- vjeç i akuzuar për vrasje me paramendim.
Si ndodhi ngjarja?
Sipas raportimeve, pas mesnatës të së shtunës në Departamentin Policor Wichita u raportua një ngjarje e rëndë ku një makinë tip ‘Ford’ po merrte zvarrë një person. Autoritetet policore menjëherë kanë arritur ta ndalojnë automjetin, por 13-vjeçarja kishte ndërruar jetë.
Pas investigimeve të kryera policia raportoi se mbrëmjen e së shtunës, prindërit e 13- vjeçares kishin ndaluar për të marrë ushqim, teksa vajzën e kishin lënë në pritje në makinë. Në këtë kohë 34- vjeçari kishte hyrë në makinë me pretendimit për t’a vjedhur, e kishte ndezur dhe ishte larguar bashkë me vajzën e vogël brenda në makinë.
Ndërkohë 13-vjeçarja kishte tentuar të hidhej nga makina, por fatkeqësisht kishte ngecur tek rripi i sigurimit, që i shkaktoi më pas edhe vdekjen pasi u tërhoq zvarrë nga makina.
Autori i krimit të rëndë aktualisht është në prnga, ku po pritet dhe vendimi i gjykatës për masën ndëshkuese.