KAMËZ– Një shpërthim me eksplozi ka ndodhur ditën e sotme në Kamëz. Drejtuesi i mjetit, Gjon Mena në momentin që ka shtypur pultin e makinës ka shpërthyer mjeti në ajër. Nga ky shpërthim ai ka pësuar lëndime në këmbë. Mësohet se Mena është një person më të shkuar kriminale. Ai ka qënë i dënuar në Shqipëri për armëmbajtje pa leje. Mema, ndërkohë ishte dënuar edhe në Francë e Itali, për veprat penale “vjedhje me armë me dhunë”.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Më datë 09.02.2021, rreth orës 10:00, në Kamzë, në rrethana ende të paqarta, në momentin që drejtuesi i automjetit është afruar dhe ka shkelur pultin ka shpërthyer, dyshohet si pasojë e lëndës plasëse mjeti i parkuar me drejtues shtetasin Gj. M., i cili është lënduar lehtë në këmbë pa problem për jetën.Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ku vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.