Kamëz- Një shpërthim me eksploz ka ndodhur ditën e sotme në Kamëz, ku një makinë tip BMW ka shpërthyer në Kamzë.
Sipas njoftimit të policisë shpërthimi ka ndodhur në momentin që drejtuesi i automjetit ka shtypur pultin për të hapur derën, automjeti ka shpërthyer. Nga fotot e siguruara nga mediat vihet re se lënda shpërthyese ka qenë e vendosur në gomën e parë në krahun e shoferit.
Burime bëjnë me dije se pronari i makinës është Gjon Mena, një person me precedentë të mëparshëm penal.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 09.02.2021, rreth orës 10:00, në Kamzë, në rrethana ende të paqarta, në momentin që drejtuesi i automjetit është afruar dhe ka shkelur pultin ka shpërthyer, dyshohet si pasojë e lëndës plasëse mjeti i parkuar me drejtues shtetasin Gj. M., i cili është lënduar lehtë në këmbë pa problem për jetën.
Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ku vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.