Tiranë- Kryeministri Edi Rama në Konferencën për shtyp ditën e sotme njoftoi se nesër do të mblidhet Komiteti Teknik për moszbatimin e masave anti-COVID.
Ai theksoi se më shumë shqetësuese është moszbatimi i masave aktuale që çon në problemet e tjera. Sipas tij, masat nuk do të shamngin infektimet, por ulin ritmin e tyre duke garantuar që sistemi i përgjigjet nevojës së njerëzve për të marrë shërbimin shëndetësor.
“Komiteti Teknik mblidhet nesër, ata po diskutojmë. I kemi dëgjuar, janë të shqetësuar. Do ketë një shtrëngim të masave. Ata insistojnë se duhen zbatuar masat që janë. Nëse njerëzit venë maskë, ora policore, subjektet zbatojnë protokollet. Mund të shtojmë masa të tjera.”– tha Rama.