Tiranë- Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit ka shpenzuar rreth 1.8 milion lekë për logon e re, por pas disa muajsh ka rezultuar se logoja e publikuar është e VJEDHUR!
Në janar të vitit të kaluar, Teatri Kombetar i Operas dhe Baletit shpalli konkursin e hapur me anë të një thirrjeje publike për dizejnimin e logos së re të këtij insitucioni. Afat që do të zgjaste deri në 24 shkurt 2020, por fituesi nuk u bë me dije!
Logoja e re e Teatrit Kombëtar për herë të parë është vendosur në faqe në muajin dhjetor 2020. Por artistët kanë denoncuar se logoja e re e TKOBAP është një plagjiaturë e vjedhur në faqet ndërkombëtare.
Nga TKOBAP nuk ka akoma asnjë informacion më tepër, ndërsa çmimi për fituesin e logos sipas të dhënave të publikuara në TKOBAP është 1 ,845, 000 lekë.
Në lidhje me këtë skandal ministrja e Kulturës, Elva Margariti u shpreh se ishte vënë në dijeni prej rrjeteve sociale për skandalin në fjalë duke theksuar se do të ngrihet një grup verifikimi për këtë çështje.