TIRANË– Ambasadorja Yuri Kim ka komentuar rrëzimin e padisë së Gjykatës së Strasburgut për ish-gjyqtaren Altina Xhoxhaj. Në një status të postuar në Twitter ajo shkruan se vendimi ishte i drejtë dhe në proporcion të shkarkimit.
POSTIMI:
Gjykimi i GJEDNJ: Xhoxhaj kundër Shqipërisë – Procedurat e vettingut që çuan në shkarkimin e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese ishin të drejta dhe proporcionale të shkarkimit.
Gjykata rrëzoi ditën e sotme padinë e ish-gjyqtares së Kushtetueses Altina Xhoxhaj, e cila çoi në Strasburg vendimin për shkarkimin e saj. Gjykata e Strasburgut me shumicë votash vendosi se nuk ka asnjë shkelje të Konventës së të Drejtave të Njeriut.