Tiranë- Një sherr ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë dhe burime për bënë me dije se protagonistë janë dy repera shumë të njohur dhe të ndjekur, sidomos nga adoleshentët dhe të rinjtë shqiptarë në Shqipëri dhe Kosovë.
Mësohet se në sherr janë përfshirë reperi i njohur me emrin Finem, ose Klejdi Dogjani, 22 vjeç nga Tirana si dhe Don Xhoni, Xhonatan Isufi nga Drenasi, Kosovë.
“Dil jashtë, dil, boll, boll se gjynah, ik mor daj” por edhe sharje dhe ofendime dëgjohen gjatë përplasjes me të rinjve, që ka zgjatur disa sekonda dhe më pas janë shpërndarë duke u larguar me shpejtësi.
Në videon e siguruar nga “BalkanWeb” shihen disa të rinj të përfshirë në sherrin që ndodh në mes të rrugës. Mësohet se ka qenë Finem ai që ka goditur Don Xhonin.
Video marrë nga Balkanweb