TIRANE -Burime për Top Channel bëjnë me dije se Partia Social Demokrate ka depozituar KQZ kërkesën për regjistrim për zgjedhjet e 25 Prillit.
Mësohet se kërkesa u depozitua në protokollin e KQZ pasditen e djeshme. Në ditën në vijim KQZ pritet të mblidhet për të shqyrtuar kërkesën e partive që kanë depozituar për regjistrim.
Kujtojmë se PSD e cila drejtohet nga Tom Doshi ka dorëzuar brenda afateve të përcaktuara komisionerët në Shkodër dhe Tiranë. Afati i regjistrimit të partive është deri më 15 shkurt.
Ndërsa deri ne 24 shkurt duhet te regjistrohen koalicionet. Kështu deri më datën 7 mars partitë politike duhet të çojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, listën me emrat e kandidatëve për deputet.