Pas përfundimit të tryezës për arsimin në Elbasan, Monika Kryemadhit i është afruar një grup policësh duke i kujtuar se po shkel masat anti-Covid me mosmbajtjen e maskave dhe grumbullimin e më shumë se 10 personave.
Kryetarja e LSI-së i ka ftuar të bëjnë detyrën e të vendosin gjobë në rast se kontatojnë shkelje. Por jo vetëm kaq. Ajo i ftoi me ironi që fillimisht të merren me luftimin e bandave dhe të kriminelëve.
Raportohet se Kryemadhi më pas është shoqëruar në komisariat.